Telegrafi

Njihuni me amerikanen që është bërë gruaja me më së shumti tatuazhe, gjatë 10 viteve mbuloi 99.98 për qind të trupit me vizatime

Një veterane e ushtrisë është bërë gruaja me më së shumti tatuazhe në botë, pas një udhëtimi dhjetë vjeçar për të mbuluar 99.98 për qind të trupit të saj – dhe ajo ende nuk ka mbaruar.

Esperance Fuerzina, 36 vjeçe, nga Bridgeport, Connecticut, tashmë është shpallur zyrtarisht femra me më së shumti tatuazhe, transmeton Telegrafi.

Veterania – e cila bëri tatuazhin e saj të parë në ijë në moshën 21 vjeçare – është vlerësuar gjithashtu me rekordin botëror Guinness për shumicën e modifikimeve të trupit për një femër.

Tani, tatuazhet e saj shtrihen nga koka deri te shputat e këmbëve të saj – duke përfshirë qepallat, mishrat e dhëmbëve dhe gjuhën.

Modifikimi i parë i trupit që kishte Esperance ishte një ‘ndarje e gjuhës’, dhe ajo vazhdoi me pesë implante të fytyrës dhe një gamë të gjerë shpimesh në veshët e saj, thithkat, buzët dhe mishrat e dhëmbëve.

Esperance gjithashtu i ka hequr disa pjesë të veshëve për të krijuar pamjen e saj unike. 89 modifikimet e saj të trupit thyen rekordin e mëparshëm, i cili mbahej nga Maria José Cristerna për më shumë se 10 vjet, me 40 modifikime.

Ndërsa disa njerëz ruajnë kujtime të çmuara në albume fotografike ose ditarë, Esperance përdor tatuazhet e saj për të kujtuar përvojat e saj. /Telegrafi/