Në vitin 2015 ishte spekuluar se Alessia Tedeschi kishte tërhequr vëmendjen e superyllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Asokohe, mediat italiane kishin raportuar se portugezi i kishte bërë ftesë 25-vjeçares që të udhëtonte në Spanjë për ta shikuar duke luajtur, ndërsa më pas kishin qëndruar bashkë në Madrid.
Ishte besuar se kjo do të ishte një lidhje afatgjate për Cristianon, i cili kishte përfunduar lidhjen pesëvjeçare me Irina Shayk. Mirëpo, romanca e tyre zgjati shumë pak.
Nga ana tjetër, bukuroshja kishte pasur një lidhje më të gjatë edhe me futbollistin shqiptar, Blerim Xhemaili.
Madje, Alessia ishte fotografuar disa herë në krahët e mesfushorit të Bolognas. /Telegrafi/