Site icon Telegrafi

Njihuni me aeroplanin më të madh në botë: Krahët i ka të gjatë 117 metra, dhe do të përdoret për diçka që deri më sot ka qenë e pamundur (Foto/Video)

Në Kaliforni është prezantuar aeroplani më i madh në botë – Stratolaunch.

Kjo fluturake i ka krahët e gjerë plot 117 metra, dhe do të shërbejnë për lansimin e raketave që do të dërgojnë satelitë të ndryshëm në hapësirë, transmeton Telegrafi.

Stratolaunch do ta vënë në funksion gjashtë motorë të aeroplanit Boeing 747, dhe do të jetë i lartë 15 metra dhe do të mund të bartë peshë deri në 250 mijë kilogramë.

Fluturaken më të madhe në botë e ka shpikur Paul Allen, njëri nga themeluesit e kompanisë prestigjioze Microsoft.

Fluturakja Stratolaunch pritet që fluturimin e parë ta realizojë në fillim të vitit 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version