Shumica e fëmijëve kërkojnë lodra apo ëmbëlsira për ditëlindjen e tyre, por 6-vjeçarja Bethany Moultry dëshiron të ndihmojë sa më shumë njerëzit në nevojë, shkruan CNN.
Disa muaj para se të godiste botën pandemia e coronavirusit, Bethany dhe e ëma e saj Collen Moultry vrapuan në drejtim të një të pastrehu, i cili mbante një transparent në dorë me të cilin kërkonte ndihmë, transmeton Telegrafi.
“Doja ta hapja derrkucin brenda të cilit i kam ruajtur të gjitha paratë dhe t’ia jepja”, tha për CNN, vogëlushja Bethany.
Por COVID-19 goditi botën dhe gjithçka ndryshoi – derisa e ëma e saj Collen e pyeti Bethany se çfarë dëshironte për ditëlindje në gusht.
“Një fëmijë që sapo po i mbushte gjashtë vjet tha se dua të ndihmojë njerëzit. Ndjeva një lloj obligimi sikur duhet t’ia jap paratë e mia për ta realizuar dëshirën e saj. Jo çdo ditë keni rastin të dëgjoni këto fjalë prej ndonjë rrituri apo fëmije”, tha Collen.
Ajo nuk u ndal me kaq, hapi fondacionin e quajtur “Çantat e lumtura të Bethany për të pastrehët”, duke arritur edhe partneritet me strehimoret lokale si Chatham Savannah dhe Union Mission.
“Kemi biseduar me menaxhmentin e strehimoreve dhe njerëzit në rrugë që të dimë se çfarë të fusim në çanta dhe nevojat që ata i kishin”, tha e ëma e vogëlushes.
Secila çantë përmban një mesazh të shkruar nga Bethany dhe gjësendet esenciale për të pastrehët, duke mos harruar asnjëherë edhe maskat mbrojtëse. /Telegrafi/