Një 24-vjeçare e cila ka shkuar në palestër që në moshën 15-vjeçare, ishte më e shëndoshë se sa duhej. Alice Fields nga Melbourne ushtrohej pesë herë në javë dhe ushqehej shëndetshëm gjatë viteve të adoleshencës, por pesha e saj nuk ishte ajo që dëshironte.
Ajo ka thënë për “Daily Mail Australia” se, “dëshira për të patur një trup perfekt më kanë shkaktuar gjithmonë shtim në peshë”. “Të qënit adoleshente, ndryshimet hormonale, e shumë gjëra të tjera ndikuan në trupin tim. Unë nuk e kuptoja kontrollin apo sasinë e ushqimit”, thotë Fields.
Si pasojë Alice arriti 92 kilogramë, dhe tha se vetëbesimi ishte i ulët dhe gjithmonë ndihej sikur nuk kishte bërë sa duhej. “Kur më përbuznin në shoqëri apo lidhje, do doja shumë të dobësohesha. Ndihesha në siklet gjithë kohën. Në adoleshencë ndihesha si e mbërthyer në trupin tim. Gjithmonë vishja korse sa herë dilja me miqtë, pasi më dukej sikur shihnin vetëm këmbët e mia”, rrëfen Alice.
Por për të ndaluar të tjerët që ta ofendonin, ajo vendosi të bëjë një ndryshim pasi pagoi një thes me para për një trajner që nuk e dëgjoi trupin e saj.
“Fillova vetëm të vrapoja, e vrapoja derisa mund të rezistoja. Konsumoja ushqimet që më kishin thënë të haja, por në sasinë e duhur. Kur shkova te doktori më tha që jam nga njerëzit më të shëndetshëm që kishte parë”.
Gjithashtu 24-vjeçarja tregon se reduktoi sasinë e ushqimit dhe bënte vetëm vrap. “Kuptova se kisha shpenzuar vite e vite duke bërë gjënë e gabuar dhe pa rezultate afatgjata”, transmeton shekulli.
Alice Fields arriti të shkonte në 72 kilogramë vetëm duke numëruar kaloritë, yndyrat, karbohidratet që konsumonte.