Një “fëmijë i rritur” ka treguar hapur mënyrën e jetesës së saj alternative. Bëhet fjalë për vajzën e cila iu bashkua komunitetit ABDL në përpjekje për të ri-jetuar fëmijërinë e saj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për vajzën e cila kalon 24 orë në ditë duke veshur një pelenë.
Siç thuhet tutje, Camille Lola filloi të veshte pantallona të foshnjave për shkak të gjendjes së saj, por ajo e vazhdoi atë si një hobi.
Dhe 21-vjeçarja thotë se jeta si një “trevjeçare e vogël” e ka ndihmuar atë të rigjallërojë fëmijërinë e saj.
Por, ndërsa familja dhe miqtë e saj të ngushtë e pranojnë si hobi, disa nga të njohurit e saj kanë thënë se ajo është “e çmendur” dhe “duhet të ndalojë”. /Telegrafi/