Vajza 13-vjeçe Mikail Ulmer nga SHBA-të, ka arritur atë që të rriturit nuk mund ta bëjnë gjatë tërë jetës – ka ndërtuar “perandorinë” e saj që kap vlerën e miliona dollarëve.
Mikaila ka shfrytëzuar recetën e veçantë të gjyshes, për bërjen e limonadës, transmeton Telegrafi.
“Si 4-vjeçare, më pati pickuar bleta dy herë gjatë një vikendi. Por pasi gjithmonë frikësohesha prej tyre, pickimi ishte gjëja më e tmerrshme. Megjithatë me kalimin e kohës e kuptova se ato luajnë rol të rëndësishëm për ne dhe ekosistemin tonë. Dhe kështu mendova, se çfarë do të ndodhte nëse me ndihmën e recetës të limonadës që ma mësoi gjyshja t’i ndihmojë bletët?”, ka deklaruar kjo vajzë.
Mikhaila pa u menduar dy herë filloi të përgatisë limonadën që e ëmbëlsonte me mjaltë, kurse e shiste në manifestime lokale dhe afër një lokaleve. Ndërsa paratë e fituara ua dhuronte organizatave që merren me mbrojtjen e bletëve.
Talentin e saj e vërejti investitori Damon John, dhe në shoun televiziv “Shark Tank” ajo fitoi 60 mijë dollarë si investim “stratues”. Por me kalimin e ditëve, ajo bëhej edhe më e kërkuar, kurse sot ka nënshkruar një marrëveshje 11 milionë dollarëshe me rrjetin e restoranteve “Shole Foods”.
Limonada e saj “BeeSëeet” në të ardhmen pritet të shitet në 55 markete në Teksas, Arkanzas, Oklahoma, Louisiana dhe Neë York, kurse kjo vajzë një pjesë të parave të fituara i ka përdorur për të ndihmuar miqve me ide të ngjashme. /Telegrafi/