Telegrafi

Njihet si hamshori i Hollywoodit, por DiCaprio zhgënjen me fizikun e tij

Leonardo DiCaprio (Foto: Getty Images/Guliver/Ciaopix/Frezza Lafata/Backgrid)

Leonardo DiCaprio është duke i shijuar pushimet romantike në Itali me të dashurën e tij, Camila Morrone.

Aktori 44 vjeçar dhe bukuroshja 22 vjeçare i nisën pushimet e tyre në Positano duke vazhduar në Porto Cervo e Sardinia, ndërsa më pas kanë qëndruar në një jaht luksoze, ku janë shoqëruar nga aktori Sean Penn dhe e dashura e tij, Leila George.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Leonardo DiCaprio

Paparacit kanë arritur ta fotografojnë çiftin e famshëm, ndërkohë që ylli i “Titanic” është fotografuar pa bluzë duke ekspozuar fizikun e tij.

(Foto: Ciaopix/Frezza Lafata/Backgrid)

Ai ka marrë vëmendje për faktin se duket që nuk i ka kushtuar aspak rëndësi formës së tij trupore duke marrë parasysh statusin e tij prej një hamshori.

Është e rëndomtë që yjet hollivudiane frekuentojnë palestrën për të ruajtur figurën e tyre, mirëpo kjo duket se nuk po ndodh me DiCaprion. /Telegrafi/

(Foto: Ciaopix/Frezza Lafata/Backgrid)