Këngëtarja dhe aktorja, Miley Cyrus, ka vendosur të mos shfaqet më në evenimentet e rëndësishme. Ajo ka thënë se tashmë e ka marrë këtë vendim dhe nuk tërhiqet pas.
Ylli i muzikës dhe filmit, e cila njihet për natyrën kontroverse, ka bërë të ditur se vendimi për të mos shkelur në tepih të kuq nuk është një teke dhe se nuk ka ardhur pa një arsye të fortë.
Këngëtarja ka treguar se nuk mund të shkelë në qilima të kuq e të shkojë në vende luksoze derisa e di që anekënd botës përditë vdesin njerëz nga uria, transmeton arbresh.info.
“Derisa njerëzit janë duke vdekur nga uria, nuk e shoh të udhës që unë të shkel në qilim të kuq vetëm se jam person i njohur. Tani do të përpiqem të bëj më shumë për këta njerëz”, ka thënë Miley.