Lepurushja magjepsëse e Playboy, Jenna Bentley, ka ripërcaktuar konceptin e varësisë nga kirurgjia plastike – deri më tani ajo ka pasur 14 ndërhyrje, ndërsa të parën e kishte bërë kur ishte vetëm 18 vjeçare.
Ajo jetoi për vite në Playboy Villa me Hugh Hefner dhe lepurushet tjera në Los Angeles. Siç e ka pranuar edhe vet, tashmë ka bërë 14 operacione plastike, pa llogaritur botoksin ose injeksionet e acidit hialuronik dhe silikonin në buzët e saj.
Ashtu si shumë bukuroshe magjepsëse nga Instagram, Jenna ekspozon trupin e saj të përsosur në fotografitë që i poston, linjat e mrekullueshme me bikini, një fytyrë tërheqëse dhe rinore. Por, në jetën reale dhe pa shumë operacione, e vërteta është krejt ndryshe.
Vet Bentley ka folur për vartësinë nga operacionet dhe ka treguar se ka shpenzuar gati një milion dollarë për dukjen e saj deri më tani, duke transformuar fytyrën dhe trupin. Ndërsa dëshiron akoma më shumë.
Operacionin e saj të parë e ka bërë si 18 vjeçare, asokohe e rregulloi hundën. Para kësaj ndërhyrjeje, veten e pa përshkruar si “një rosë e shëmtuar që kishte nevojë për pak ndihmë për t’u shndërruar në një mjellmë të bukur”.
Me kalimin e viteve, ajo ka bërë një rindërtim të plotë të fytyrës dhe trupit:
– Ajo ishte nën thikë për të rregulluar përsëri hundën
– Ka ndërhyrë tri herë në gjoks
– Ka bërë liposukcion në ije, bark, krahë
– Gjithashtu bëri ngritje të prapanicës, të ashtuquajturën “prapanicë braziliane”
– Bëri një reduktim të ballit, ngritje buzësh, ‘face lifting’
– Ka bërë ndërhyrje estetike të quajtur “sytë e maceve”
– Gjithashtu ka bërë ngritjen e faqeve, gjegjësisht mollëzave
Të gjitha operacionet e saj u mbështetën dhe u paguan nga partneri i saj shumë më i vjetër. Kur ishte 21 vjeçare, Jenna zgjodhi një të dashur shumë më të vjetër, milionerin Ben Brown, i cili ishte 68 vjeçar në atë kohë. /Telegrafi/