Site icon Telegrafi

Njiheni virgjëreshën 106 vjeçe

“Nuk jam e sigurt nëse dikush është mundur t’i afrohet në atë mënyrë, por me siguri nuk ia arriti. Isa thotë se kurrë nuk ka ndier nevojë për romancë, ndërsa nuk ka pasur as kohë për burra”, thotë kushërira e 106-vjeçares, Sheena Campbell.

Plaka Isa mendon se ruajtja e virgjërisë e ka bërë atë më të fortë dhe falë kësaj sot është gjallë dhe shumë vitale. Blyth tërë jetën e saj ia kishte përkushtuar kishës.

“Ajo ka kënduar në korin e kishës, ka luajtur golf dhe është kujdesur për lulet në kopsht. Gjithmonë ka qenë e zënë”, thotë Campbell, duke shtuar se Isabella tërë jetën e ka kaluar në Edinburgh, ndërsa deri sa ka qenë e fortë ka punuar si sekretare në një firmë dhe tërë jetën e saj ka qenë e përkushtuar ndaj punës. /Telegrafi/

Exit mobile version