Në vitin 2007, Arsene Wenger iu referua Jose Mourinhon si një ‘trajner me bllok çeqesh’, me portugezin që ia riktheu se ai ishte “specialist në dështime” shtatë vite më vonë.
Diku pasur në mendje këto përplasje, dy trajnerët më të suksesshëm në histori të futbollit do të jenë në një studio për ta analizuar përballjen në mes të Tottenham Hotspurit dhe Liverpoolit në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve në Madrid.
Jose Mourinho dhe Arsene Wenger ka qenë rregullisht në analizat e ndeshjeve të garës më të madhe në Evropë për klube në beIN Sports, por asnjëherë nuk kanë qenë së bashku.
Është konfirmuar se dyshja do t’i analizojnë skemat e të dy skuadrave për finalen e Ligës së kampionëve, kush mund ta fitojë trofeun dhe detaje të tjera nga finalja që zhvillohet në Wanda Metropolitano.
Për të qenë korrekt, Wenger dhe Mourinho nuk e kanë shikuar njëri tjetrin në sy ndër vite edhe pse kishin përballje në mes të dy skuadrave e që poashtu ishin afër nga vijat e bankës rezervë.
Në fakt, kur Wenger bëri të ditur se po largohej nga Arsenali pas 22 vitesh në krye të skuadrës, Mourinho kishte vetëm lëvdata për të dhe kishte thënë se askush nuk mund ta përsëriste një gjë të tillë.
Por, mbetet të shihet se cili do të jetë komunikimi i tyre në studiot e beIN Sports dhe analizat e tyre për finalen në mes të Tottenhamit dhe Liverpoolit. /Telegrafi/
beIN Sports have announced Jose Mourinho and Arsene Wenger will be in the studio together to analyse the Champions League final. This is going to be special. 👀 pic.twitter.com/RdstXv2yYC
— OWURA YESU (@jacobOwusu17) May 27, 2019