Site icon Telegrafi

Njëzetvjeçari rus i vë flakën Mercedes AMG GT 63 S që kushton 150 mijë dollarë

Një skenë e çuditshme na vjen nga Rusia.

Një video e një djali rus që njihet edhe për videot e shumta në Instagram dhe YouTube, Mikhail Litvin, duke djegur Mercedes AMG GT 63 S të zi u bë virale gjatë fundjavës, me njerëz që habiteshin se si një i ri mund të djeg një veturë që kushton aq shumë.

Mikhail Litvin, i vuri flakën Mercedesit të tij AMG GT63 S në një livadh në Rusi, transmeton Telegrafi.

Duket se ai e kishte dërguar makinë disa herë te mekaniku, por ajo vazhdimisht kishte defekte edhe pas ndërhyrjes së tij, kështu që ai nuk duroi dot më.

Me mbi 11 milionë ndjekës në Instagram dhe 4 milionë abonentë në YouTube, ka shumë të ngjarë që Litvin të marrë një makinë të re së shpejti për të zëvendësuar atë. /Telegrafi/

Exit mobile version