Site icon Telegrafi

Shkon në 50 numri i të vrarëve në Amerikë

E plotësuar: 50 persona janë vrarë dhe 53 tjerë janë lënduar në një sulm të dielën në mëngjes në një klub nate të frekuentuar nga homoseksualët në Orlando, Florida.

Sipas autoriteteve, ky është një prej sulmeve më të rënda në historinë amerikane.

Sulmuesi është identifikuar si Omar S. Mateen, që sipas FBI kishte lidhje me militantë të ISIS-it.

Mateen është vrarë nga Policia menjëherë pasi që autoritetet arritën të marrin pengjet që ai mbante.


Njëzetë të vrarë dhe 42 të plagosur në një lokal homoseksualësh në SHBA

Sulmet terroriste këtë herë janë zhvendosur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku 20 persona mbetën të vrarë dhe 42 të plagosur nga një sulm me armë zjarri në një lokal nate homoseksualësh, në Orlando të shtetit të Floridas.

Rreth orës 2 pas mesnate – sipas orës lokale – një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri brenda një klubi homoseksualësh.

Policia në Orlando tha se policët kanë hyrë në klub rreth tri orë pas ngjarjes, duke ekzekutuar sulmuesin i cili kishte marrë edhe pengje. Duke e konsideruar këtë si një akt terrorist, Policia nuk ka dhënë detaje nëse ishte ndërkombëtar apo i brendshëm.
Pamjet filmike që po shpërndahen nëpër rrjete sociale shfaqin disa dhjetëra automjete të emergjencës në vendin e ngjarjes.

Një person që ka qenë brenda klubit, iu ka thënë mediave se i dyshuari që po e kryente sulmin ka nisur të gjuajë me armë zjarri rreth orës 2 të mëngjesit.

“Njerëzit që ishin duke kërcyer në podium dhe ata që ishin te banaku ranë në tokë, ndërsa ne të tjerët që ishim afër daljes nga prapa, dolëm jashtë dhe filluam të vraponin larg klubit”, shkruan Ricardo Almodovar, në faqen e klubit në ‘Facebook’.

Ndërkaq, dëshmitari tjetër i ngjarjes, Anthony Torres, ka thënë se njerëzit janë dëgjuar duke bërtitur derisa kanë parë njerëzit e vdekur brenda klubit të natës.

Exit mobile version