Site icon Telegrafi

Njëzetë të vdekur në Rumani

Ka arritur në 20 numri I viktimave të aksidentit të djeshëm në Hunedoara, mes një minibusi dhe një furgoni mallrash në Rumani.

Një furgon mallrash u përplas me një minibus, ku ishin të rinj të moshës 17-26 vjeçe, të cilët ishin duke shkuar në një ndeshje futbolli që do të zhvillohej në komunën Ilia, pranë qytetit të Devas.

Sipas verifikimeve të para nga Policia, shoferi i furgonit të mallrave është fajtor për aksidentin, sepse ai kreu një parakalim të gabuar dhe goditi minibusin.

Exit mobile version