Në linjën telefonike falas për paraqitjen e parregullsive dhe ndalimit të votimit, deri te zyra e Avokatit të Popullit ka pasur 25 ankesa deri në ora 13:00, deklaroi Zoran Bilbilovski, sekretari i Avokatit të Popullit.
Tetëdhjetë përqind e ankesave, siç tha Bilbilovski, janë nga persona të cilët në periudhën e caktimit të referendumit deri në ditën e votimit, kanë kryer ripërtërije e kartave të identitetit, gjegjësisht ju është ndaluar vlefshmëria. Të gjithë personat, që ju ka mbaruar afati i letërnjoftimeve, sistemi i ka fshirë dhe ata nuk kanë të drejtë të votojnë, qartësoi Bilbilovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të tjerët janë nga Demir Hisari. Një person është paraqitur në emër të 100 personave, pacientë, të cilët gjenden në spital dhe nuk mund të votojnë. Kjo ndodh ene në shtëpi të pleqve”, deklaroi Bilbilovski./Telegrafi/