Vozitësi japonez i zjarrfikësve është larguar nga puna pas njëzet vitesh shërbim, sepse është zbuluar që tërë periudhën e punës së tij 20-vjeçare, ka vozitur me automjetet e zjarrfikësve dhe atë të ndihmës së parë pa patentë të vozitjes.
Mashkulli, i cili për tërë këto vite ka kryer punën e tij, pa marrë parasysh mungesën e kualifikimeve, është zbuluar gjatë një inspektimi rutinor.
Siç ka thënë shefi i tij, mashkulli ka ngurruar të tregonte patentën e tij, e kur e ka bërë atë përfundimisht, është zbuluar që tërë kohën është shërbyer me të babait të tij.
Ka tentuar që fotografinë ta fshehë me gisht.
Mashkulli u ka thënë përgjegjësve se ka ndjekur shkollën e vozitjes, por se ka rënë në testin me shkrim.
Mirëpo, pa marrë parasysh këtë, ai ka vozitur automjetin e ndihmës së parë mbi 300 herë, e atë të zjarrfikësve së paku 100 herë.
Mashkulli pas këtij zbulimi është larguar automatikisht nga puna dhe është nën hetim policor.