Futbolli ishte i pari që u vu në ballë të zhvillimeve të reja historike duke iu kundërvënë regjimit vrastar të Beogradit.
Me 13 shtator të vitit 1991 u zhvillua ndeshja e parë në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës e cila përfundoi me rezultat 3:2 .
Në shënim të këtij përvjetori FFK-ja organizon ndeshje ndërmjet këtyre dy skuadrave me të njëjtit futbollistë që patën fatin për të hapur një kaptinë të re të historisë sa të vështirë aq edhe të lavdishme jo vetëm të sportit të Kosovës. /Telegrafi/