Site icon Telegrafi

Njëzet vite më parë u shfaqën në filmin “I, Robot” – Musk jetëson projektet që dikur dukeshin të paarritshme

Adhuruesit e inteligjencës artificiale por edhe ata nga fusha e teknologjisë informative kanë bërë një paralele mes filmit I, Robot me aktorin Will Smith në rolin kryesor dhe produkteve më të fundit që janë prezantuar nga drejtori ekzekutiv i Telsa, Elon Musk

Ajo që dikur dukej e pabesueshme dhe ndoshta e paarritur e shfaqur në këtë film fantastiko-shkencor të realizuar pikërisht 20 vite më parë, tani Musk ka arritur ta jetësojë.

Ai së fundmi prezantoi robotin dhe automjetin, që janë pothuajse identik me ata të prezantuar në filmin I, Robot, transmeton Telegrafi.

E mjaftoi prezantimi i produkteve më të fundit nga Musk që të fillojë debat e shumta lidhur me atë nëse ishte parashikuar që në të ardhmen të avancojë në këtë nivel teknologjia.

Mbetet të shihet nëse Musk ishte inspiruar nga ky film, për të nisur projektet që do të bëjnë bujë të madhe në tregjet botërore. /Telegrafi/

Exit mobile version