Agnesa Vuthaj vazhdon të jetë një ndër femrat më të bukura të botës së shoubizit shqiptar.
Përmes pyetjeve të mundësuara nga faqja zyrtare e Telegrafit në Instagram, bukuroshja ka qenë e intervistuara e parë, të cilës ndjekësit kanë pasur mundësi t’i bëjnë pyetjet që kanë dashur të t’ia bëjnë ndonjëherë në jetë.
Të gjitha pyetjet e bëra më poshtë janë nga ndjekësit në Instagram:
Keni një zë shumë të bukur deri sa flisni, a keni menduar ndonjëherë të bëni ndonjë këngë?
Faleminderit shumë, por unë nuk kam menduar asnjëherë që kam zë të bukur për të kënduar, prandaj edhe nuk kam pretenduar për një karrierë si këngëtare, sepse kam pasur dëshirë gjithmonë të bëj gjëra që kam besuar që di ti bëj më së miri.
Pse e keni zgjedhur pikërisht këtë profesion?
Konkursin e parë të bukurisë e kam fituar në moshë shumë të re, isha vetëm 17 vjeçe dhe që aty jeta ime ka marrë një drejtim të ri. Thjesht kam përcjellur fatin, e kam vlerësuar shumë mundësinë që më është dhënë të përfaqësoj vendin tim në botë dhe më vonë kam filluar të organizoj vetë spektakle të bukurisë, me qëllimin që të ju jap edhe vajzave të tjera mundësinë që më është dhënë mua nga dikush tjetër.
Tashmë disa vite jam fokusuar në biznesin tim, në linjën e çantave, dhe pas ca kohe mund të bëj edhe gjëra të tjera, por jam mësuar me jetën publike dhe kam dëshirë që të vazhdoj me projekte të ngjashme, mes biznesit dhe artit.
Sa fëmijë dëshironi t’i keni kur të martoheni?
I dua shumë fëmijët, kam shumë nipa dhe mbesa dhe e shoh veten si nënë në të ardhmen. Do doja t’i kisha 3 fëmijë.
Si e kalon kohën e lirë?
Më pëlqen shumë të udhëtoj, të vizitoj vende të reja dhe të mësoj për kultura të ndryshme. Kur jam në shtëpi dhe kam kohë të lire, më pëlqen të lexoj.
Nëse nuk do të ishit modele çfarë profesioni do të kishe tani?
Para se të fitoja kurorat e bukurisë kam menduar që një ditë do të bëhem avokate, ose edhe arkitekte, pastaj kam vazhduar studimet në drejtime të tjera, si gazetari dhe shkenca politike.
Kohëve të fundit më është shtuar pasioni për kuzhinën, mbase do doja të kisha një restaurant të vogël, ku do gatuaja ushqime të shëndetshme dhe të shijshme.
Në mëngjes apo në mbrëmje?
Secila kohë e ditës apo edhe e nates është e bukur për mua.
Çfarë i duhet një femre për të qenë një biznismene e suksesshme?
Vizioni, disciplina në punë dhe liria.
A e viziton shpesh Istogun?
Po, shkoj shumë shpesh, por kaloj më shumë kohë në shtepi me familjen.
Je shumë e bukur edhe pa make up, çfarë përdorë për të mbajtur fytyrën sa më të pastër?
Faleminderit. Lëkura e pastër ka një rëndësi shumë të madhe per t’u dukur bukur edhe pa grim. Unë perdori krema profesionale dhe maska të ndryshme, ndonjëherë edhe maska të cilat i bëj vet, por më e rëndësishmja është pastrimi i rregullt i fytyrës. Unë asnjëherë nuk fle me grim. Në profilin tim në Instagram postoj shpesh produktet të cilat i perdori për kujdesin për lëkurën.
Sipas jush kush është këngëtari më i mirë shqiptar?
Ka shumë këngëtarë, këngëtare dhe grupe muzikore që më pëlqejnë, nga të gjitha zhandret, është shumë e vështirë të zgedh një, vetëm tani më erdhën në mend mbi 10 këngëtarë/e. Dëgjoj shumë muzikë shqipe, varësisht nga gjendja emocionale.
Çfarë të inspiroj për ti hyrë modelizmit dhe a është mosha 14 vjeçe vonë për të filluar?
Une kam filluar me spektaklet e bukurisë, ndërsa karrierën e modelizmit e kam vazhduar pas kurorave që kam fituar. Në atë kohë nuk kam pasur shumë njohuri për fushën e modës apo skepktakleve, apo ndonjë person që më ka frymëzuar, thjeshtë kam vazhduar rrugëtimin me mundësitë që më janë dhënë, apo që i kam krijuar vetë.
Mosha 14 vjeçare është mosha ideale për të filluar modelizmin nëse i plotëson kriteret, ndërsa për miss kriteri i moshës është prej 18 vjeç.
Cilat janë librat e preferuara?
Shkrimtari nga i cili kam lexuar më shumë libra është Paulo Coelho, “Dyzet Rregullat e Dashurisë” nga Elif Shafak është një libër që ua sugjeroj gjithmonë miqve të mi, më kanë lënë shumë mbresa tri novelat e Khaled Hosseini dhe mezi po e pres librin e tij të radhës, dhe një libër tjetër shumë intrigues dhe shumë i bukur është “Një zemër kaq e bardhë” nga Javier Marias, dhe në botimin në shqip jam unë në kopertinë. Kaq për sot. Momentalisht jam në kërkim të ca librave të bukur, prandaj pranoj edhe une sugjerime
A do ta kishit sakrifikuar karrierën nëse ju thotë i dashuri?
Jo, asnjëherë. I dashuri apo burri duhet të të dojë për atë që je. Njësoj as unë nuk do ja ndaloja të dashurit tim të zhvillojë karrierën e tij. Une besoj në barazinë femër – mashkull dhe që partnerët duhet ta përkrahin njëri tjetrin e jo ta kushtëzojnë.
Së pari bukurinë apo zgjuarsinë, cilën zgjedh?
Nuk mendoj që mund të ndahen njëra nga tjetra. Zoti na ka krijuar me mendje, trup dhe shpirt.
A je single?
Jam
Cili politikan të pëlqen?
Nuk kam ndonjë preferencë.
Sa je e kënaqur me biznesin tënd?
Jam mirënjohëse për sukseset e arritura, punoj shumë dhe pres rezultate më të mëdha, fryte të punës së bërë në vazhdimësi.
A mban dietë?
Jo. Kam provuar shumë dieta në të shkuarën dhe nuk besoj aspak në programet dietike. Rezultatet e dietave janë shumë afat shkurtëra.
Unë besoj në një stil jete të shëndetshme, fillimisht për funksionimin e mirë të trupit dhe për shëndetin mendor, e pastaj për pamjen. Gjithashtu edhe aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm.
A pin alkool ose cigare?
Nuk kam konsumuar cigare asnjëherë. Alkool kam pirë në raste të rralla, por kam venosur ta lë sepse jam fokusuar në një stil të shëndetshëm jetese, madje kam rralluar edhe kafen.
Ku do t’i kalosh pushimet?
Këtë verë do të vizitoj Spanjen për herë të parë dhe do kaloj ca ditë andej për t’u kthyer në bregdetin shqiptarë.
A je e mirë në kuzhinë?
Unë zakonisht gatuaj vetëm për vete, dhe përgatis kryesisht ushqime të shëndetshme, por më pëlqen shumë të ekperimentoj në kuzhinë, asnjëherë nuk përdor recetat, krijoj recetat e mia me përbërësit që kam në shtëpi.
Sa herë të ka gjobitur policia?
Kur kam qenë më e re jam gjobitur më shumë, tash jam një shofere shumë e kujdesshme dhe mundohem maksimalisht të mos i thyej rregullat në trafik. Këtë vit kam pasur 2 gjoba dhe ja kam venë qëllim vetes mos të marrë më gjoba këtë vit.
Pse e ke zgjedhur të bëni këtë intervistë me Telegrafin?
Telegrafi është një nga portalet që e percjelli vazhdimisht që nga fillimi, më pëlqen që gjithmonë sjellin risi dhe kjo rubrikë e re ishte një gjetje shumë e bukur për të më sjellur edhe mua më afër lexuesve apo ndjekësve të Telegrafit.
Sa je e gjatë dhe sa kg peshoni?
Jam e gjatë 1.76 dhe peshoj 60 kg
A e mban mend puthjen e parë?
E mbaj.
Intervista të tilla do të keni mundësi të ndjekni edhe në të ardhmen me personazhe të tjera, kështu që bëni follow Telegrafin dhe përveç fotografive kreative bëni pyetje për personalitetet e famshme të cilat ju interesojnë.