Njëzet e tre ambasada të Maqedonisë nëpër botë kanë ngelur pa ambasadorë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe kryetari Stevo Pendarovski vazhdojnë me konsultimet për emërimin e 19 ambasadorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga MPJ njoftojnë se 23 vende kanë ngelur pa ambasadorë dhe se konsultimet me presidentin për emërimin e 19 ambasadorëve vazhdojnë dhe se procesi është në fazën përfundimtare.
Nga kabineti i kryetarit Pendarovskit, pranojnë se konsultimet vazhdojnë, po pa dhënë detaje shtesë. OBRM-PDUKM në anën tjetër i bën apel Qeverisë të mos emërojë ambasadorë të përfaqësitë e rëndësishme për shkak se kur të vinë në pushtet do t’i shkarkojë që të gjithë.
Ish-ministri Antonio Milloshoski thotë se partia e tij nuk kundërshton emërimin e Shpresa Jusufit për ambasadore të Kosovës apo Rami Rexhepit për ambasador në Romë, por kundërshtojnë emërimin e Teuta Arifit për ambasadore në SHBA, Dane Talevskin në NATO, Misho Dokamankoviq në Israel dhe Sashko Nasef në Sofje./Telegrafi/