Telegrafi

Njëzet e një milionë iPhone në tremujorin e parë

Për Apple nuk ekziston asnjë lloj krize botërore, prandaj sipas kjo kompani sipas DigiTimes ka rritur parashikimet e saj për shitjen botërore të tremujorit të vitit të ardhshëm nga 19 në 21 milionë njësi.

Vlerësohet se në tremujorin e fundit të këtij viti janë shitur 15.5 milionë njësi të iPhone në mbarë botën, që i bie 1.4 milionë njësi më shumë sesa në tremujorin e tretë të këtij viti.

Sipas portalit teknologjik DigiTimes, Apple në mbarë botën ka shitur gjithsej 47 milionë iPhone. /Telegrafi/