Site icon Telegrafi

Njëvjeçarja nga Mbretëria e Bashkuar është vajza më e re që mposhti coronavirusin në vend

Një familje ka falënderuar Shërbimin Kombëtar të Shëndetit (NHS) për shpëtimin e jetës së vajzës së tyre njëvjeçare, ndërsa është ndër më të rejat në vend që mposhti coronavirusin në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Agata dhe Micheal Peters nga Coningsby, Lincolnshire, kanë shprehur mirënjohjen e tyre për stafin e spitalit për shpëtimin e vajzës së tyre më të vogël, Leah të cilën e përshkruajnë si “luftëtare të vogël”.

Vogëlushja lindi në javën e 32-të dhe familja e dinte para lindjes se ajo vuante nga një defekt kongjenital i zemrës, ndërsa ajo zhvilloi edhe sëmundje kronike në mushkëri.

Kohët e fundit pas kontrollës së infermieres në shtëpi, njëvjeçarja rezultoi pozitive me coronavirus, ndërsa sot është personi më i ri që mposhti këtë virus në vend. /Telegrafi/

Exit mobile version