Site icon Telegrafi

Njëvjeçari bie nga ballkoni i katit të dytë, shitësi turk ia shpëton jetën “krejt rastësisht” – e godet burrin me kokë në shpinë

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një fëmijë njëvjeçar bie nga ballkoni i apartamentit dhe shpëtohet plotësisht aksidentalisht nga një shitës, ku në shpinën e tij përplasi kokën para se të përfundonte në tokë – duke e shpëtuar nga rënia fatale.

Heroi Ruhi Asci po qëndronte para dyqanit, kur fëmija rrëshqiti nga rrethojat mbrojtëse dhe ra nga kati i parë – duke e goditur me kokë në shpinë burrin – që duket se ia zvogëloi presionin e rënies, transmeton Telegrafi.

Vogëlushi shihet duke rënë në tokë me një shpejtësi më të vogël, pasi atë e kishte zvogëluar burri që rastisi të jetë në rrugë kur vogëlushi ra nga ballkoni në qytetin turk Amasya.

Ruhi menjëherë reagoi duke ngritur foshnjën nga toka, që më pas është identifikuar si Khatira Amiri. Bëhet fjalë për një fëmijë afgan që u dërgua me urgjencë në spital për trajtim.

Nga atje është bërë e ditur se Khatira po luante në ballkonin e apartamentit, kur rrëshqiti dhe ra në tokë.

“Në fillim mendova se ra ndonjë saksi me lule mbi mua. Kur u ktheva, e pashë se ishte një fëmijë. Më goditi në shpinë dhe ra në tokë – pak gjak i doli nga goja dhe dhëmbët”, tha Ruhi.

Në anën tjetër nga spitali kanë bërë të ditur se fëmija është mirë, dhe se do të vazhdojë të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve. /Telegrafi/

Exit mobile version