Telegrafi

Njësoj si në filmin e saj, Roberts u nda nga aktori vetëm pak ditë para dasmës (Foto)

Kiefer Sutherland dhe Julia Roberts shkëlqenin në dashuri në fillim të viteve të nëntëdhjeta, por aktorja ndërpreu lidhjen e tyre vetëm disa ditë para dasmës.

Aktori 49 vjeçar ka treguar në lidhje me romancën që ngjau para 25 vitesh duke thënë se ai është mirënjohës që Julia e bëri këtë gjë.

“Unë mendoj se ajo ishte realiste për veten dhe mendoj se kjo ishte shumë më mirë”, ka deklaruar Sutherland për People, transmeton Klan Kosova.

“Është e vështirë për të shpjeguar presionin. Ne ishim të rinj dhe të dy ishim shumë në dashuri dhe kishim vendosur për t’u martuar”.

Lexo po ashtu Pos që ishin të mrekullueshëm, disa filma romantikë u bazuan në ngjarje të vërteta (Foto)

Julia dhe Kiefer u takuan në xhirimet e “Flatliners” që u realizua në vitin 1990.

“Ajo ishte ndoshta gruaja më e famshme në botë. Unë mendoj se ajo kishte shumë guxim në mes të gjithë gjërave të tjera, ajo ishte në gjendje për të thënë: ‘Unë nuk mund ta bëjë këtë, po dorëzohem’”, ka treguar aktori.