Kiefer Sutherland dhe Julia Roberts shkëlqenin në dashuri në fillim të viteve të nëntëdhjeta, por aktorja ndërpreu lidhjen e tyre vetëm disa ditë para dasmës.
Aktori 49 vjeçar ka treguar në lidhje me romancën që ngjau para 25 vitesh duke thënë se ai është mirënjohës që Julia e bëri këtë gjë.
“Unë mendoj se ajo ishte realiste për veten dhe mendoj se kjo ishte shumë më mirë”, ka deklaruar Sutherland për People, transmeton Klan Kosova.
“Është e vështirë për të shpjeguar presionin. Ne ishim të rinj dhe të dy ishim shumë në dashuri dhe kishim vendosur për t’u martuar”.
Julia dhe Kiefer u takuan në xhirimet e “Flatliners” që u realizua në vitin 1990.
“Ajo ishte ndoshta gruaja më e famshme në botë. Unë mendoj se ajo kishte shumë guxim në mes të gjithë gjërave të tjera, ajo ishte në gjendje për të thënë: ‘Unë nuk mund ta bëjë këtë, po dorëzohem’”, ka treguar aktori.