Telegrafi

Njësiti policor u përfshi nga ‘djalli i pluhurit’ (Video)

Clint Brennan ka qenë së bashku me njësitin e tij në Mount Magnet që ndodhet në perëndim të Australisë, kur drejt tyre është nisur ajo që njihet si djalli nga pluhuri.

Policët është dashur të futen në veturë, sepse era që e rrotullonte rërën ishte drejtuar nga ata, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni fenomenin që banorët e atij vendi, e kanë quajtur si një demon që krijohet dhe zhduket shpejtë.

“I kam parë në largësi, por asnjëherë kaq afër, e madje edhe kaloi nëpër makinën tonë”, ka thënë oficeri Brennan për këtë rast.

Këto shtylla pluhuri, krijohen kur ajri i nxehtë ngrihet nga toka dhe hynë nëpër xhepat e ajrit të ftohtë dhe krijohet më pas ky rrotullim. /Telegrafi/

https://youtu.be/qBv5zZANE4s