Telegrafi

Njësiti i Helikopterëve të MPB-së ka shuar një vatër zjarri në zonën e Katllanovës

Gjatë ditës së sotme Njësiti i Helikopterëve të MPB-së ka marrë pjesë në shuarjen e një zjarri i cili u raportua sot rreth orës 14:30 në zonën e Katllanovës.

Zjarri kishte përfshirë një pyll me shkurre e pemë në një zonë malore dhe për shkak të terrenit të vështirë, MPB-ja ka dërguar një helikopter të modelit Bell 412, me anë të të cilit janë hedhur mbi 20 tonë ujë duke vënë zjarrin nën kontroll të plotë dhe ka bërë të mundur shuarjen e tij.