Me ndërhyrjen e dy pjesëtarëve të njësisë speciale “Alfa”, sot paradite u shpëtua një burrë i moshuar në Lumin Vardar në Shkup.
Personi rreth orës 10:00 është vërejtur në Vardar në afërsi të Urës së Gurit dhe është raportuar në polici, ndërsa nga ujërat u hoq para objektit të ministrisë së Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dy pjesëtarët të “Alfave” hynë t’i ndihmojnë, ndërsa sipas informacioneve të AIM, personi ka rezistuar dhe nuk ka dashur të dalë për shkak se ka dashur të kryejë vetëvrasje.
Ai është hequr nga ujërat pa pasur lëndime në pjesët e trupit./Telegrafi/