Telegrafi

Njësitet speciale rrethuan çantën e dyshimtë, brenda kishte përplot armë plastike (Foto)

Arsenali i armëve që u gjet në një çantë në Derbyshire të Anglisë, doli të jetë aspak i rrezikshëm.

Pasi u njoftuar me rastin, nga një kalimtar i shqetësua nga përmbajtja që pa, aty shkuan njësitet speciale, si dhe ekipi për eksplodim të kontrolluar, transmeton Telegrafi.

Armë të gjata, granata, pistoleta, si dhe shumë municion, të gjitha ishte imitim dhe pa asnjë rrezik.

Torba me armët plastike

Mirëpo, ene nuk dihet se kujt i përket çanta përlot me armë plastike, por ka mundësi të jenë shfrytëzuar për të filmuar ndonjë film.

“Megjithëse nuk kishte asgjë të rrezikshme, duhet telefonuar policia dhe jo të provohet të preken armën e dyshimta” thuhet në raport. /Telegrafi/