Telegrafi

Njësitet ROSU, duke kënduar këngë patriotike gjatë rrugës për në veri (Video)

Në një video të publikuar në rrjetet sociale thuhet se shfaqet një nga momentet e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshme.

Bëhet fjalë për pamje, ku këto njësite shihen duke kënduar këngë patriotike gjatë rrugës për në aksionin e mbrëmshëm në veri të Kosovës.

Së pak siç duken në video, ata të entuziazmuar shihen duke kënduar brenda autoblindës këngën “Thërret Prizreni mori Shkodër”. /Telegrafi/