Site icon Telegrafi

Njësia speciale ngrit postblloqe për Plisat (Video)

Atje po i priste si nikoqire skuadra e Trepçës 89’, në stadiumin “Riza Lushta”. Skuadra kampione në fuqi, Prishtina, qe 10 vjet nuk kishte shënuar fitore në këtë terren.

Për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës KF Prishtinën ishin përgatitur të udhëtonin edhe Plisat.

“Prishtina nuk udhëton vetëm, bashkë me Prishtinën udhëtojnë edhe ata që e jetojnë për të, PLISAT”, thuhej në faqen zyrtare të tifozerisë Plisat.

Ishte një numër diku rreth 150 tifozë të cilët morën rrugën për Mitrovicë por që nuk u lejuan të shkojnë deri në stadium nga Policia e Kosovës.

Deri në qytetin e Vushtrrisë, tifozët e Prishtinës nuk kishin pasur ndonjë problem por, më të kaluar Vushtrrinë për ta kishin filluar ndalesat nga njësia speciale e Policisë së Kosovës, pa u dhënë ndonjë arsye.

Edhe pse ishin liruar nga kjo ndalesë në Vushtrri ata u ndaluan prapë në hyrje të tunelit të parë që të qon për Mitrovicë, ku njësia speciale urdhëroj kthimin e tyre prapa për Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për “Zëri”, se për shkaqe sigurie Policia ka vendos që tifozët të kthehen mbrapa.

“Për shkaqe sigurie janë kthyer Plisat për Prishtinë. Po ashtu raportet jo të mira mes “Plisave: dhe “Torcidës” ka bërë që ne me marr këtë vendim”, ka thënë Zahiti.

Edhe pse pa përkrahjen skuadra kampione në fuqi, Prishtina, ka arritur t’i gëzohet fitores si mysafire me rezultat 2:0.

Me këtë fitore Prishtina rikthehet në garën për titull, pasi tashmë ka 23 pikë dhe renditet në pozitën e tretë, me vetëm pesë pikë më pak se Llamkos Kosova, që kryeson renditjen. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version