Site icon Telegrafi

Njësia ruse kundër terrorizmit përdor robotin e armatosur për të vrarë 11 militantë të ISIS-it (Video)

Një nga njësitet elitare të ushtrisë ruse kanë përdorur robot të armatosur për të neutralizuar 11 militant të ISIS-it, në përpjekje për të eliminuar ekstremizmin në prag të fillimit të kampionatit botëror të futbollit.

Njësia kundër-terrorizmit ka vrarë 11 ekstremistë në Dagestan, ndërsa pamjet e këtij moment janë filmuar dhe publikuar në internet, transmeton Telegrafi.

Trupat e pajetë të tyre më vonë janë fotografuar, ku shiheshin se si janë përshkruar nga dhjetëra plumba.  Audio dhe video incizime janë filmuar nga roboti, ku dëgjoheshin militantët duke bërtitur “Allahu Akbar” para se të ndodhte një shpërthim i fuqishëm.

Luftimet e ashpra mes njësisë kundër-terrorizmit dhe militantëve të ISIS-it kanë ndodhur 590 milje nga qyteti Volgograd, ku pritet që kombëtarja e Anglisë të luaj në hapjen e kampionatit botëror të futbollit. /Telegrafi/

Exit mobile version