Portali Prizma bën të ditur se më 15 shtator ka patur një alarm në ambasadën e SHBA-ve në Shkup, i koduar si ”Ky nuk është ushtrim”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Arsyeja e alarmit ka qenë prania e njëzet pjesëtarëve të njësisë policore ”Alfa” në afërsi të ambasadës, që ka shkaktuar aktivizimin e alarmit të protokolit të sigurisë dhe të insturksioneve për të punësuarit që të largohen nga dritaret dhe të strehohen.
E gjithë kjo ka zgjatur rreth 20 minuta, ndërkaq ushtrimi i njësisë ”Alfa” nuk ka qenë i paralajmëruar, megjithëse ambasada ka qenë e ndërlidhur në këtë ushtrim për rast sulmi terrorist.
Sipas rrjetit ballkanik të gazetaris hulumtuese BIRN, për simulimin e një ushtrimi të këtillë nuk kanë qenë të njoftuar as drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Mitko Çavkov, e as ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, ndërkaq urdhërin për këtë ushtrim e ka dhënë Ivica nçevski – Puki, komandant i njësisë ”Alfa”./Telegrafi/