Site icon Telegrafi

Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës kritikohet për mosefikasitet (Video)

Kërkimi, marrja, dhe analizimin i aktiviteteve-transaksioneve të dyshimta, raportet e parave në të gatshme, informacionet për burimet tjera në lidhje me dyshimin për pastrimin të parave, janë detyrat me të cilat është i ngarkuar Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës.

Por kjo njësi nuk është duke funksionuar si duhet. Mungesa e stafit, resurset e limituara dhe mungesa e përvojës, janë vetëm disa të gjetura që ka identifikuar Instituti KIPRED në këtë institucion.

Ariana Qosaj nga KIPRED thotë se kapacitetet aktuale të pamjaftueshme e kanë minuar mjaft bashkëpunimin e kësaj njësie me autoritetet vendëse, qasjen në informacion dhe rritjen e cilësisë së analizave.

Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës më 2012-ën ka marr mandatin nga EULEX-i.

Kësaj Njësie sipas Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, duhet t’i raportojnë avokatët, kontabilistët dhe auditorët, lojërat e fatit, partitë politike dhe kompanitë e ndërtimit.

E në këtë departament i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave thonë se nuk mund të japin detaje përveç atyre që janë të publikuara.

Exit mobile version