Site icon Telegrafi

Njësia për demontim të bombave, demonton një vibrator

Një roje ka alarmuar policinë pasi që kishte gjetur një paketë në një garazh të një ndërtese në Goteborg, raporton Metro.

Paketa po gumëzhinte dhe po dridhej shumë dyshimtë, prandaj policia nuk i la asgjë fatit dhe dërgoi një ekip të ekspertëve për eksplozive.

Pasi që kishin vendosur kordon rreth vendit të dyshuar, ata hapën paketën me pajisje për demontimin e bombave, për të gjetur një pajisje që futej në lëvizje me bateri.

"Paketa po dridhej kur roja e kishte gjetur, por mendoj se i ishte harxhuar bateria kur erdhi koha për ta demontuar", ka thënë zëdhënësi i policisë, Jan Strannegard.
Ai ka thënë se policia nuk e dinte se kujt i takonte kjo paketë: "Thënë të drejtën, ne nuk presim që dikush të vijë edhe ta kërkojë", ka shtuar ai.

Exit mobile version