Site icon Telegrafi

Njerku rrihte brutalisht trevjeçarin dhe ia fikte cigaret në trup – nëna e dinte por nuk reagonte (Foto, +18)

Fotografitë rrëqethëse të djaloshit trevjeçar nga Tajlanda, të cilin mediat e kanë paraqitur me emrin “Ort”, e shfaqin atë në një gjendje të rëndë fizike, pasi njerku e kishte rrahur brutalisht, duke e prerë më thikë nëpër pjesë të ndryshme të trupit, të cilit gjithashtu ia kishte fikur cigaret nëpër trup.

Burri i paidentifikuar është arrestuar nga policia, ndërkaq djaloshi është dërguar në qendrën e kujdesit për të mitur, transmeton Telegrafi.

Por është interesant fakti se si fotografitë e para të këtij djaloshi të torturuar i kishte shkrepur një fotograf i cili e kishte takuar rastësisht, kurse fotografitë në momentin që janë postuar në internet janë bërë virale.

Djaloshi i rrahur në mënyrën më brutale kishte jetuar më nënën e tij, e cila më vonë ka pranuar para policisë se nuk e kishte lajmëruar dhunën në familje pasi brengosej për sigurinë e saj.

Ajo ka thënë që partneri i saj që nuk është babai i fëmijës, është një narkoman i cili kishte filluar të bëhet i dhunshëm në momentin që dyshja kishin filluar të bashkëjetojnë, duke torturuar vogëlushin në mënyrën më të brutale.

Pasi është shpëtuar nga policia, mjekët kanë konstatuar se në gjithë trupin e tij kishte mavijosje e djegie nga fikja e cigareve. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version