Site icon Telegrafi

“Njeriu”

Është mesnatë! Shiu qe po bie në këto orë të vona më shtyn të thellohem mbi këtë botë të madhe saqë sikur të e vështrojmë nga lartë do të na duket një asgjë, një gjë e vogël, thuajse e rrumbullakët, që jetojnë mijëra e miliarda krijesa, disa të mëdha e disa të vogla, disa të rëndësishme e disa të parëndësishme, disa të shkëputura nga besimi e disa të lidhura fort pas tij, sido që të jetë, përsëri jetojmë mbi këtë univers, të cilën e krijoi Ai që ka fuqi për gjithçka, e që në te, vendosi ligje, rregulla për njeriun.

Gjatë meditimit tim mendova më vete e thashë se çfarë në të vërtetë ndodh në këtë rruzull tokësor, cili është përkufizimi më i saktë i njeriut apo, cili është qëllimi i tij në këtë jetë (jo) të madhe.

Pa dyshim se asnjëri nuk mund ta përkufizoj definicionin “njeri” ashtu siç duhet, këtë mundë ta bëj vetëm Ai që e ka krijuar, kjo është e ngjashme – mundë të thuash – sikurse një njeri zbulon diçka në këtë jetë dhe vetëm ai e din se si funksionon ajo gjë e zbuluar, prandaj neve nuk bëjmë përkufizimin e saktë të njeriut, por mundohemi që të i sillemi përreth përkufizimit të saktë.

Në këtë botë, në njërën anë njeriu po e humb funksionin e tij apo më mire të themi po i humb vlerat e tij si një krijesë e veçuar nga të tjerët me intelekt, kurse në anën tjetër po shndërrohet në një “njeri” që është i prirur të mendojë keq, të veprojë keq, të jetojë keq.

Në këtë botë të modernizuar, e cila bën që e vërteta të duket gënjeshtër, kurse gënjeshtra të duket e vërtetë, një botë e cila i josh njerëzit të besojnë që realiteti shpirtërorë – i vetmi realitet që ekziston – është i demoduar në krahasim me botën e supozuar “reale” e cila po shthuret para syve të hutuar të njeriut të sotëm si rëra që ikë nëpër gishtërinj.

Të gjithë këto bëhen, për të vetmin qëllim, për një shkak të vetëm, sepse gjithë njerëzit kanë humbur besimin në jetë, besimin në atë që është shumë e shenjtë, shpirtërore e jo materiale, optimizmi është shndërruar në pesimizëm, ku njeriu është bërë një lokomotivë e lire apo një “robot“ që nuk ka ndjenja shpirtërore, me një fjalë mundë të themi që njeriu bashkëkohorë i ka djegur duart në zjarrin të cilin ai vetë e ka ndezur për të harruar kush është ai vetë.

O njeri! Të drejtohem nëpërmjet këtij shkrimi shumë të shkurtë, të jesh i lirë nga paragjykimet, të mos jesh një mjet që ndokush të përdorë për qëllimet e tij personale apo grupore, të jesh i aftë të bësh dallimin mes të mirës dhe të keqes, ajo që është e keqe, nuk ka nevojë të studiohet sepse vet emri “keq” tregon se është e padobishme për njeriun, është e pavlerë, o njeri, mos i humb vlerat e tua, mbaji fort në këtë botë ashtu siç e mban identitetin tënd, medito rreth kësaj situate që ndodh përreth teje dhe njerëzimin.

Gjithmonë bën përpjekje ta jetosh këtë jetë në rehati, paqe, stabilitet, lumturi, kënaqësi, duke mos i bërë padrejtësi asnjërit, qoftë edhe një insekti të vogël, vepro punë të mira, medito rreth kësaj bote, rreth kësaj jete që jemi duke e jetuar, ngase fundja nuk na mbetet asnjërit prej nesh e gjithë kjo, do të jemi një hiç, e nuk do jemi këtu asnjëherë.

Po e përfundoj këtë shkrim me fjalën e një mendimtari: “Njeriu më i zgjuar në botë është ai që e njeh vetveten”. Prandaj të mundohemi ta njohim vetveten e pastaj të tjerët.

(Autori është student i gjuhës gjermane, në USHT-së)

Exit mobile version