Poezi nga: Alan Kaufman
Përktheu: Fadil Bajraj
Injoronte shiun
teksa doli nga shtëpia
për herë të fundit
Takat e çizmeve
iu kishin hëngër
duke kërkuar gruan
e ëndrrave të tij,
ama kurrë nuk e kishte kuptuar
se vetë jeta është grua
Jetonte në një qytet
ku trishtimi ishte ilegal
dhe ku policët
ngërdheshës i vinin fletëgjoba
aq shpesh fytyrës së tij
sa që e humbi lejen
për të qarë
Njeriu më i trishtë
në tokë
akordonte kitarat,
ama s’mund t’u binte atyre,
mashtronte administratën tatimore
të rimbursimit të tij,
u bë baba i një fëmije
dhe kujtonte se ajo
e shihte si një të huaj të përsosur
sidoqoftë ajo nuk e njohu
kur u takuan ballë për ballë
E takova një herë
në një bar
duke i ngre dolli pasqyrës
me sy të zgurdulluar
Ai kishte ardhur
në jug për të filluar
një jetë të re
Ai ishte
Mozart i heshtjes