Site icon Telegrafi

Njeriu sa bjeshka shpëtohet nga miqtë e pijetores

Ulrich Beike ishte tepër i rëndë për ta ngritur veten nga dyshemeja dhe mbeti i pafuqishëm për shtatë ditë rresht, duke mos qenë në gjendje as të arrijë deri tek telefoni i tij.

Por miqtë e rregullt në pijetoren e tij të preferuar në Manheim të Gjermanisë morën vesh se nuk ishte paraqitur për dehjen e rregullt javore dhe shkuan në banesën e tij për ta gjetur.

"Ata kishin dëgjuar disa thirrje për ndihmë dhe kishin thyer derën për lajmëruar më pas ndihmën e shpejtë", ka thënë një zëdhënës lokal i policisë.

"Lajmi i mirë është se ai është duke u rikuperuar dhe ka humbur pesë kilogramë derisa ishte i ngujuar pa ushqim", ka përfunduar zëdhënësi.

Exit mobile version