Telegrafi

Njeriu që urdhëroi 150 vrasje, vdiq sot në spital – pamjet e arrestimit të bosit të Cosa Nostra-s (Video)

Bosi famëkeq i mafias siciliane Salvatore “Toto” Riina vdiq mëngjesin e sotëm si pasojë e kancerit në spital.

Riina (87), bosi i dikurshëm i organizatës së frikshme kriminale Coas Nostra, u burgos në vitin 1993. Ai po vuante një dënim me 26 burgime të përjetshme dhe besohet se ka urdhëruar më shumë se 150 vrasje.

Riina u shpall fajtor si urdhëruesi i një serie vrasjesh dhe sulmesh me bomba në Romë, Milano dhe Firence në vitin 1993.

Arrestimi i tij erdhi si rezultat i një hetimi të karabinierisë, Palermos dhe konkretisht i një skuadre speciale, në krye të së cilës ishte kapiteni Serxho De Kaprio, i mbiquajtur “Ultimo”, që do të finalizohej me kapjen e bosit të bosëve.

Pas arrestimit të Riinas, falë punës së karabinierisë, Policisë dhe sidomos Prokurorisë së Palermos e Kaltanisetas do të bëhej e mundur identifikimi dhe kapja e të tjerë shefave mafiozë si Benedeto Santapaola, Leoluka Bagarela, Xhovani Bruska, Pietro Alieri, Salvatore Kancemi, Antonino Xhufre, Rafaele Ganci, Bernardo Provencano, Salvatore Lo Pikolo, etj.

Më poshtë janë pamjet e arrestimit të tij më 15 janar 1993 në Palermo.

Ishte ora 08:55 dhe Di Maggio njeh Salvatore Riina-n ndërsa dilte me makinë nga rruga Bernini, i shoqëruar nga shoferi i tij, i identifikuar si Biondino Salvatore.

Menjëherë nis ndjekja e makinës dhe në orën 09:00 kapiteni De Caprio me disa karabinierë në mbështetje të tij, bllokon makinën e sinjalizuar në rrugën “Regione Siciliana”, ekzaktësisht te Motel Agip.

Italia mori lajmin e madh: shefi i “Cosa Nostra”-s u arrestua. /360grade.al