Vetëm dy muaj pasi kishte marrë postin e shefit të shtetit, presidenti Roland Reagan ishte cak një atentati.
Studenti 25 vjeçar, John Hinckley , në vitin 1981, kishte tentuar të vrasë presidentin amerikan Ronald Reagan, por për fatin e tij, plumbi i kaloi për vetëm disa centimetra larg zemrës së tij.
Më 30 mars 1981 në Washington, John Hinckley Jr, një student i pasionuar pas aktores Jodie Foster, tentoi që ta impresionojë atë, duke tentuar ta vras presidentin Regan.
E gjithë kjo ngjarje kishte ndodhur pasi studenti me çrregullime mentale ishte tërësisht i dhënë pas Foster, pasi kishte shikuar filmin ‘Taksisti’. Nisi t’i dërgojë letra dashurie dhe këngë në kampus, madje e thërriste edhe në telefon. Foster e kishte refuzuar dhe Hinckleyt i krisi ideja e madhe.
Për shkak të problemeve mentale, Hinckley u lirua nga akuza për vrasje dhe pas shërimit të gjatë psikiatrik u kthye në shoqëri dhe sot jeton në shtëpi me nënën e tij. Në spitalin shtetëror në Uashington qëndroi për 35 vjet.
John Hinckley Jr sot ka 62 vjeç dhe nuk është i rrezikshëm për shoqërinë.
Ai duhet t’iu përmbahet kushteve: Nuk guxon të flasë për media, duhet të punojë tri ditë në javë, nuk guxon të largohet më shumë se 48 kilometra nga shtëpia e nënës së tij dhe 80 km nëse është i shoqëruar nga dy persona, dhe dy herë në muaj duhet të vizitojë psikiatrin.
Ronald Reagan ndërroi jetë në vitin 2004, në moshën 93-vjeçare.