Se përballja me një krokodilë është e rrezikshme, këtë veçse nuk kemi nevojë ta themi. Por një gjë e tillë, së paku për Greg Wilson, përcjell Telegrafi, nuk është e paarritshme.
Dhe këtë e dëshmon një aksion i tij, bashkë me ekipin e tij, shpenzon rreth dy muaj në vit duke lëvizur përmes ujërave me krokodilë në Australinë Veriore, duke tentuar të gjejë vezë të tyre.
Arsyeja pse ai e bën një të tillë, shtohet më tej, është fakti se ai dhe ekipi i tij paguhen për të mbledhur vezë për fermat.
Duke përshkruar një punë të tillë, ai tregon atë çfarë i thotë shpesh vajza e tij: “Ti je i çmendur. Ti je një burrë i çmendur. Një ditë do të humbasë ty”. /Telegrafi/