Njeriu përgjegjës për vrasjen e bin Ladenit ka vetëm një keqardhje dhe se për një gjë mendon çdo ditë.
Në vitin 2011, ish-udhëheqësi i al-Kaedës u vra në kompleksin e tij në Abbottabad, Pakistan, nga forcat e marinës së Shteteve të Bashkuara.
Dhe Rob O’Neill pretendon se është personi i vetëm që qëlloi dhe vrau Osama bin Laden, përcjell Telegrafi.
Navy SEALs ishin në kërkim të njeriut përgjegjës për sulmet e 11 Shtatorit, nga i cili sulm u vranë 2753 njerëz në Qendrën Botërore të Tregtisë dhe zonën përreth.
Duke u shfaqur në një episod të “Joe Budden Podcast Humans”, O’Neill pranon se e ka vrarë bin Ladenin para djalit të tij dyvjeçar.
Budden e pyet: “A keni vrarë ndonjëherë njerëz para fëmijëve të tyre?”
O’Neill përgjigjet: “Po. Unë e vrava Osama bin Ladenin para djalit të tij”.
Ai shtoi: “Sapo vrava Osama bin Ladenin dhe pashë fëmijën e tij dy vjeçar dhe si baba e shikova dhe mendova ‘ky fëmijë i gjorë ka asnjë lidhje me këtë’”.
“Dhe unë në fakt e mora atë. E vendosa pranë nënës së tij në shtrat”.
“Dy vjeç, s’kishte lidhje me të. Ai nuk e bëri (sulmin), ai as nuk dinte të fliste akoma”.
@joebudden ♬ original sound – Joe Budden
Ish-reperi më pas pyet nëse O’Neil ‘fle mirë’ pas incidentit.
“Jo në të vërtetë, jo”, rrëfen ai.
“Mund të mbyll sytë dhe të shoh dhomën e gjumit të mamasë sa herë të dua”.
“Unë mendoj për të çdo ditë”, përfundon ai.
Ndryshe, kur ndodhi vrasja e Bin Laden, presidenti Barack Obama lëshoi një nga deklaratat më të famshme në historinë moderne.
Ish-presidenti tha: “Mirëmbrëma. Sonte, unë mund t’i raportoj popullit amerikan dhe botës se Shtetet e Bashkuara kanë kryer një operacion që vrau Osama bin Laden, liderin e al Kaedës dhe një terrorist që është përgjegjës për vrasjen e mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm”.
Ai shtoi: “Për më shumë se dy dekada, bin Laden ka qenë udhëheqësi dhe simboli i Al Kaedës dhe ka vazhduar të komplotojë sulme kundër vendit tonë dhe miqve dhe aleatëve tanë. Vdekja e bin Ladenit shënon arritjen më të rëndësishme deri më tani në përpjekjet e kombit tonë për të mposhtur Al Kaedën”. /Telegrafi/