Steve Hodge është një futbollist anglez i pensionuar që ka nën zotërimin e tij një nga gjërat më spektakolare të futbollit në histori.
Ish-lojtari i Anglisë vendosi të gjejë Diego Maradona pas ndeshjes famëkeqe të Tre Luanëve kundër Argjentinës në Kupën Botës të mbajtur në Meksikë në vitin 1986 dhe i kërkoi bluzën e tij.
Në atë fitore 2-1 të Argjentinës, Maradona shënoi dy nga golat më të famshëm në karrierën e tij, njëri pas një lëvizje të jashtëzakonshme individuale, duke dribluar gjysmën e ekipit të Anglisë dhe tjetri më famëkeqin ‘Dora e Zotit’.
“Unë e kam atë për 34 vjet dhe asnjëherë nuk jam përpjekur ta shes atë”, ka thënë Hodge për BBC Radio.
“Më pëlqen ta kem. Ka një vlerë të jashtëzakonshme sentimentale. Unë kam pasur njerëz që trokasin në derën time pa ndërprerje dhe telefoni bie vazhdimisht nga çdo TV dhe radio, madje edhe stacione të huaja”.
“Ka qenë e pakëndshme dhe nuk ka qenë e duhur të bëhen ato gjëra. Ka një grumbull personash që thontë përreth se unë doja një milion ose dy milionë euro dhe po e tund atë për para.
“Unë e shoh atë jorespektues dhe plotësisht të gabuar. Fanella nuk është për shitje”, ka shtuar më tej ai.
Pas vdekjes së Maradonës , Hodge mori mijëra thirrje që i kërkonin të shiste pjesën e sipërme, ndërsa sipas specialistëve, fanella e Maradons sdo të vlerësohej rreth një milion dollarë. /Telegrafi/