Murat Jashari e ka pranuar se ka dashur për ta vrarë Azem Vllasin, pasi atë e konsideron tradhtar, mirëpo në dëshminë e tij ai ka përmendur edhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, njofton Klan Kosova.
Jashari, që zyrtarisht është i dyshuari kryesor për plagosjen e Vllasit, ka thënë po ashtu se pos tij është edhe një grup i madh i njerëzve me të cilët ai bashkëpunon.
Ai ka thënë se grupi shtrihet edhe në dy vende të tjera, pos Kosovës.
Jashari ka deklaruar edhe se ky grup ka për qëllim vrasjen e atyre që i konsiderojnë tradhtarë.
Në mesin e tyre ai ka deklaruar se ka edhe zyrtarë të lartë në shtetin e Kosovës.