Telegrafi

Njeriu që pas 90 minutash harron gjithçka (Video)

Historinë e ka treguar doktori i tij për revistën Neurocase, me shpresën se mund të gjenden raste të ngjashme dhe të kuptohet se çfarë e shkakton këtë lloj të veçantë amnezie.

Gjithçka ka nisur 10 vjet më parë, kur burri që sot është 38 vjeç, iu nënshtrua një trajtimi tek dentisti.

Anestezia lokale që përdori mjeku për kanalet e dhëmbit u pasua nga një ndërhyrje që zgjati rreth një orë dhe që nga ai moment, kujtesa e Uillit nuk zgjat më shumë se 90 minuta.

Menjëherë sapo kalon kjo kohë, ai harron gjithçka. Në këtë mënyrë, ai prej dhjetë vjetësh zgjohet me mendimin se duhet të shkojë te dentisti. Uilli e di se kush është, nuk ka ndryshime të personalitetit, por duhet të mbajë një ditar elektronik të çdo gjëje që i ndodh.

Profesori i universitetit të Leicesterit, Gerald Burgess, i cili së bashku me ekipin e tij e ka marrë në studim këtë rast, thotë se nuk ka prova që anestezia e dhëmbit ta ketë shkaktuar këtë problem me kujtesën. Ai thotë se do që kjo histori të mësohet nga të gjithë, pasi nuk e ka hasur kurrë një rast të tillë dhe nuk dinë si ta trajtojnë.

“Në literaturën mjekësore flitet për pak raste të ngjashme të amnezisë, të cilat kanë ndodhur menjëherë pas urgjencave mjekësore akute, në të cilat ishte përfshirë kolona vertebrale, por nuk kemi gjetur asnjë lidhje me anestezinë apo trajtimet dentare”, thonë mjekët. /shekulli/