Site icon Telegrafi

Njeriu që parashikoi saktë vdekjen e Mbretëreshës jep një paralajmërim për Mbretin Charles III

Një burrë që me sa duket parashikoi datën e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II ka dhënë gjithashtu një paralajmërim për Mbretin e ri Charles III.

Logan Smith, i cili shkon me emrin Twitter @logan_smith526, fillimisht postoi në muajin korrik se monarku më jetëgjatë i Mbretërisë së Bashkuar do të vdiste më 8 shtator të vitit 2022, raporton themirror.

Data specifike u bë e vërtetë fatkeqësisht kur Mbretëresha ndërroi jetë “në mënyrë paqësore” të enjten e kaluar në Balmoral, ndërsa ishte e rrethuar nga anëtarët e familjes mbretërore, duke përfshirë mbretin Charles dhe Princeshën Anne.

Mesazhi i Smith tani është bërë viral, raporton dailystar, pasi ai gjithashtu pohoi në të njëjtin postim se Mbreti Charles do të vdiste më 28 mars të vitit 2026.

Përdoruesi e bëri llogarinë private pasi postimi filloi të përhapet në internet dhe që atëherë është pezulluar nga Twitter, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Mbretëresha Elizabeth II kishte kërkesa të veçanta kur lindte çdo anëtar i ri i familjes

Pamjet e parashikimit u shpërndanë në platforma të ndryshme të mediave sociale, përfshirë nga një përdorues i TikTok i quajtur @zukosburnteye, i cili postoi video me një shprehje të tronditur në fytyrën e saj.

Përdoruesi, i cili dukej se quhej Hailey, tha në mbishkrimin, “RIP to Logan. E di që britanikët po vijnë për të”.

 

Videoja e shkurtër fitoi më shumë se 91 mijë pëlqime pasi përdoruesit lanë komente në lidhje me tweet-in, me disa duke besuar se mund të ndodhë dhe të tjerë që pretendojnë se nuk do të ndodhë.

Mbreti Charles III, 73 vjeç, u bë automatikisht mbret sapo nëna e tij vdiq. Monarku i ri lindi më 14 nëntor 1948 si më i madhi nga katër fëmijët e Mbretëreshës dhe Filipit.

Lexo po ashtu Momenti kur piloti i British Airways njoftoi pasagjerët se ka vdekur Mbretëresha Elizabeth II

Ai besohej se kishte qenë më afër se kurrë më parë me nënën e tij, e cila vdiq në moshën 96-vjeçare, gjatë muajve të saj të fundit.

Funerali i mbretëreshës së ndjerë do të bëhet të hënën, më 19 shtator në orën 11:00 në Westminster Abbey. /Telegrafi/

Exit mobile version