Sipas Forbes, biznesmeni francez, Bernard Arnault, fitoi 5.1 miliardë dollarë për 48 orë pasi kompanitë e tij patën një rritje të vlerës së aksioneve në bursë.
Pasuria e Arnault ka shkuar 96.3 miliardë dollarë, dhe për disa kohë gjatë vitit që shkoi u bë i dyti më i pasur në botë, pasi ia kaloi Bill Gejtsit në vend të dytë, ndërkohë që Xhef Bezos i Amazon qëndron në vend të parë.
Arnault është pronar i grupit LVMH, që ka si pronësi 70 nga markat më të njohura të luksit, si Christian Dior, Louis Vuitton, Dom Perignon Champagne, TAG Heuer, Rimowa, etj.
Arnault ia kaloi Warren Buffet në mars të këtij viti dhe u bë i treti më i pasur në botë. Ai ka që në vitin 1989 që është president i LVM H, kompania që prodhon shumicën e produkteve të luksit.
Arnault ka pesë fëmijë, katër prej të cilëve punojnë te kompanitë e tij. Për disa kohë, vetëm Xhef Bezos ia kaloi Arnault për pasuri, me 6 miliardë dollarë më shumë.
LVMH raportoi 53 miliardë dollarë fitime në vitin 2018. Mes kompanive është Louis Vuitton. Arnault ka lindur në qytetin francez të Roubaix-it.. Ka mbaruar studimet te shkolla politeknike e Parisit, ku janë diplomuar dhe tre presidentë francezë.
Pas shkolle punoi me kompaninë e ndërtimit të të atit, Ferret-Savinel. Më pas i hyri biznesit të mallrave të luksit, në vitin 1984. Në vitin 1977 u martua me An Devavrin dhe patën dy fëmijë. U ndanë në vitin 1990. Në vitin 1991 u martua me pianisten kanadeze Helene Mercier.
Ai jeton te zona historike e Parisit, pranë “Lagges Latine” dhe “Sent Zhermen Des Pres”. Në shtëpi ka vepra të piktorëve më të famshëm. /tch/