Telegrafi

Njeriu që do e drejton Interin në dy takimet e radhës pas shkarkimit të De Boer tashmë ka mbërritur në qendrën stërvitore të Neroazzurrëve

Gjatë një ndeshje më të rinjtë e Interit.

Pas shkarkimit të Frank De Boer frenat e Interit do t’i dorëzohen Stefano Vecchit.

Vecchi është trajneri i Inter Primaveras (skuadrës së rinjve) dhe do të jetë në krye të Neroazzurrëve për dy ndeshjet e ardhshme.

Lexo po ashtu De Boer përshëndet tifozët me disa fjalë të mëdha

Pra, ai do të drejton Interin ndaj Southamptonit në Ligën e Evropës dhe kundër Crotones në Serie A.

Sipas medieve në Itali tashmë Stefano ka mbërritur në Pinetina (qendra stërvitore e Interit), ku do të përgatitet për dy takimet e ardhshme.

Për ata që nuk e njohin, ky është Stefano Vecchi.

Ndërsa gjatë javës së ardhshme në vend të De Boer pritet të vijë edhe zyrtarisht Stefano Pioli. /Telegrafi/

Gjatë një ndeshje më të rinjtë e Interit.